ZYRTARE, Afrim Tovërlani merr drejtimin e Feronikelit

Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Agim Sopi, Feronikeli ka vendosur që drejtimin e skuadrës t’ia besojë trajnerit prishtinas, Afrim Toverlani.

Ai është ndër trajnerët më të suksesshëm të Superligës së Kosovës, duke fituar gjithsej 6 trofe në Kosovë.

Ai u shpall Kampion i Kosovës tre herë me Prishtinën gjatë sezoneve: 2007/2008, 2008/2009 dhe 2012/2013, ndërsa me skuadrën nga kryeqendra nga Kosova ai gjatë sezonit 2012/2013 fitoi edhe Kupën e Kosovës.

Kjo është hera e dytë që Toverlani merr drejtimin e Feronikelit (2015-2017), me të cilën skuadër në sezonin 2014/2015 fitoi Kupën e Kosovës, që më pas në edicionin e rradhës (2015/2016) të shpallej kampion i Kosovës.

Feronikeli pas 21 xhirove në Superligën e Kosovës renditet në pozitën e 5-të, ndërsa me Toverlanin në krye skuadra nga Drenasi do të tentojë të sigurojë një vend për në Europë, madje edhe përmes Kupës, duke pasur parasysh se kjo skuadër ka arritur deri në gjysmëfinale, ku për kundërshtarë do të ketë Ballkanin.

Leave a Reply