Volejboll, Uskana vazhdon serinë e fitoreve në stinorin pranveror

Skuadra e volejbollit në konkurrencë të femrave, KV Uskana, ka shënuar edhe fitoren e katërt me rradhë në ndeshjet e stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”. Viktimë e skuadrës kërçovare ishte skuadra e Bami Kor nga Tetova, ndaj së cilës vashat e Bejtulla Eminit si mysafir shënuan fitore të pastërt 3:0, në sete ( 25-16, 25-8, 25-21).

Kujtojmë fitorja e sotme ishte e 5-ta me rradhë për ekipin e Uskanës, përfshirë këtu edhe fitoren e fundit të stinorit vjeshtorë kundër Universitetit të Tetovës, teksa këtë edicion para Bami Kor, u gjunjëzuan edhe Pelisteri, Makedonija Maks dhe Universiteti i Tetovës.

Ndeshjen e rradhës Uskana do ta zhvillojë kundër ekipit të UGD Studentit.

Leave a Reply