Dele Alli vjen me një rekord në Premierligë, lë pas vetes emra të mëdhenj si Bekam, Zherard…

Futbollisti i Totenhamit, Dele Alli falë golit të shënuar në ndeshjen e së shtunës kundër Bërnlit, ka arritur një rekord të pabesueshëm, duke lënë pas vetes emra të mëdhenj të futbollit anglez.

Goli i shënuar nga penaltia ndaj Bërnlit për Dele Alli ishte i 50-ti në Premierligë, duke u bërë kështu mesfushori më i ri anglez që ka arritur këtë numër të golave, edhe atë vetëm si 23-vjeçar e 331 ditë.

Në këtë mënyrë ylli i Totenhamit la pas vetes emra të njohur të futbollit anglez, si Frank Lampard, Poll Skolls, Stiven Zherard dhe Dejvid Bekam.

Mosha e mesfushorëve anglezë që kanë shënuar 50 gola në Premierligë:
Dele Alli – 23 vjeç e 331 ditë
Frank Lampard – 26 vjeç e 181 ditë
Dejvid Bekham – 26 vjeç e 186 ditë
Poll Skolls – 27 vjeç e 47 ditë
Stiven Zherard – 27 vjeç e 192 ditë

Leave a Reply