Juve fiton derbin me Interin, shuan ëndërrat e “zikaltërve” për titullin kampion (VIDEO)

Skuadra kampione e Juventusit mundi Interin me rezultatin 2:0 në ndeshjen derbi të “Serie A”, duke u rikthyer në pozitën e parë me një avantazh prej 1 pike ndaj skuadrës së dytë në renditje, Lacios, njofton “infOSport.mk”.

Në anën tjetër Interi tashmë ngec plotë 9 pikë ndaj “bardhezinjëve”, edhe pse duhet cekur se “zikaltërit” kanë edhe një ndeshje më pak se Juve.

Që të dy golat “Zonja e Vjetër” i realizoi në pjesën e dytë, me Aron Ramzi që shënoi në minutën e 55-të, ndërkohë Paulo Dybala në minutën e 67-të dyfishoi epërsinë në 2:0, rezultat ky që në fund doli të jetë edhe përfundimtarë.

Leave a Reply