Për herë të fundit Shkëndija 4 gola kishte pranuar në vitin 2017-të! (VIDEO)

Shkëndija sot ka pësuar një ndër disfatat më të rënda, duke pranuar plotë 4 gola në një ndeshje, njofton “infOSport.mk”. Skuadra kampione e vendit në kuadër të javës së 22-të pësoi disfatë 4:2 përballë Borecit në Veles, ndërsa një disfatë të këtillë me shifrat e njëjta Shkëndija kishte pësuar me 14 tetor të vitit 2017-të, kur ishte mundur nga Vardari në Shkup.

Një ndeshje tjetër në të cilën Shkëndija kishte pranuar 4 gola, ishte edhe ajo e 17 korrikut të vitit 2018-të, kur në Uells kishin pësuar disfatë 4:0 nga ekipi i TNS, mirëpo falë fitores 5:0 në Shkup, Shkëndija kishte kaluar në raundin tjetër eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian.

Leave a Reply