Goli i Et’hemit nuk mjafton, Kukësi dorëzohet para Skënderbeut (VIDEO)

Valon Et’hemi nuk i ka mjaftuar sot Kukësit, pasi skuadra e tetovarit u mund në udhëtim në Korçë nga ish kampionët e Skënderbeut, njofton “infOSport.mk”. ‘’

Ishte kjo një ndeshje ku gjithë vëmendjen para fillimit të takimit e kishte marrë edhe përplasja mes trajnerëve, ku në njërën anë qëndronte profesori, Ilir Daja (Skënderbeu), dhe në anën tjetër nxënësi, Orges Shehi (Kukësi), një legjendë e gjallë ky i klubit korçar, me të cilin kishte arritur sukseset më të mëdha në karrierën profesioniste si portier i Skënderbeut.

Ishte pikërisht ish skuadra e këtij të fundit, që trimfoi në fund me shifrat 2:1, duke vijuar formën e mirë gjatë vitit 2020.

Skenderbeu-Kukesi (Permbledhje)

Skenderbeu-Kukesi (Permbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в Понеделник, 9 март 2020 г.

Skuadra e Ilir Dajës së bashku me Tiranën janë dy ekipet me ecurinë më të mirë në stinorin pranveror, ndërsa për fitoren e 12-të sezonale të Skënderbeut u përkujdesën Dejvi Bregu (22’) dhe Bruno Dita (34’), pasi goli i mesfushorit tetovar Valon Et’hemi, i realizuar në minutën e 40-të, në fund doli të vlejë vetëm për statistikë.

Skënderbeu me këtë fitore ngjitet në pozitën e katërt me 41 pikë, po aq sa ka edhe Laçi në pozitën e tretë, ndërkohë Kukësi me 44 pikë mban pozitën e dytë, mirëpo tashmë me një ngecje prej 9 pikëve ndaj skuadrës së parë në renditje, Tiranës.

Leave a Reply