Maqedoni-Kosovë, kapiteni Goran Pandev bënë thirrje për….

Kapiteni i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev bën thirrje publike që ndeshja me Kosovën të shtyhet. Këto dy përfaqësuese duhet të takohen me 26 mars në Shkup, në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Ndeshja është tepër e rëndësishme për kualifikimin, teksa ekipit fitues do të ketë një shans më shumë për një biletë në EURO 2020.

Ndeshja në fjalë është vendosur të luhet pa tifozë, teksa sot Federata e Futbollit të Maqedonisë edhe zyrtarisht ka kërkuar që kjo ndeshje më e mira e së mirës do ishte që të shtyhej për ndonjë datë tjetër.

Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe Goran Pandev, aktualisht futbollistë i Xhenoas, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me skujadrat gjigande italiane, si Inter, Lacio dhe Napoli.

“Kualifikimi i Maqedonisë në evropian është më shumë se sa një titull i fituar. Ne jetojmë për ta pasur një fotografi të stadiumit të mbushur me tifozët ‘verdhekuq’, të cilët na japin fuqi dhe motiv, për të plotësuar atë që kemi humbur prej 20 vitesh. Na jepni një shans për një spektakël të vërtetë, na jepni një shans të brohorasim me tifozët tanë dhe të shkojmë tutje në evropian. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme dhe ne gjithmonë lutemi për të. Por, na jep mundësinë për të përmbushur atë që ne e ëndërrojmë që në fëmijëri. Për hir të të gjithëve shtyni ndeshjen”, – ka shkruajtur Goran Pandev në rrjetet sociale.

Leave a Reply