Rabotniçki pas 5 viteve e gjysmë mundi Shkëndijën në Tetovë (VIDEO)

Rabotniçki i ka dhënë fund agjerimit të fitoreve në Tetovë në përballjet ndaj Shkëndijës, pas fitores së sotme 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndër ndeshjet më interesante të javës së 23-të, ku të dyja skuadrat bënin llogaritë e tyre që para ndeshjes.

Shkëndija kërkonte fitoren për të mbajtur hapin me Vardarin për titullin e kampionit, teksa Rabotniçki përveç që kërkonte ti jepte fund serisë së zezë në ndeshjet me Shkëndijën, kërkonte fitoren që do e largonte atë nga zona e ftohtë.

Herera i Rabotniçkit shënon direkt nga rivënia e këndit duke iu falënderuar edhe Zahov (VIDEO)

Dhe krejt në fund i’a arritën qëllimit, pasi falë golit të shënuar nga Herera në minutën e 53-të, shënoi fitore minimale 1:0.

Kolumbiani në këtë rast duhet falënderuar mbi të gjitha portierin Kostadin Zahov, pasi pa ndihmën e tij, Herera nuk do të mund ti gëzohej këtij super goli të shënuar direkt nga goditja e këndit.

AUTOGOL I ZAHOV, RABOTNIÇKI AVANSON NDAJ SHKËNDIJËS NË TETOVË

AUTOGOL I ZAHOV, RABOTNIÇKI AVANSON NDAJ SHKËNDIJËS NË TETOVËLPFMV – Java 23SHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 0:1(K. Zahov a.g 53')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 11 март 2020 г.

Me këtë fitore Rabotniçki ndërpreu serinë prej 15 ndeshjeve pa fitore ndaj Shkëndijës (për herë të fundit kishte shënuar fitore me 5 prill 2017 në Shkup, 1:0), ndërsa njëkohësisht edhe shënoi fitoren e parë në Tetovë pas plotë 5 viteve e gjysmë. Për herë të fundit që Rabotniçki kishte mundur Shkëndijën në Tetovë, kishte ndodhur me 9 nëntor të vitit 2014-të, kur fitonte me shifrat 3:1.

Falë fitores së sotme Rabotniçki arriti në kuotën e 28 pikëve, duke u renditur në pozitën e 8-të, ndërkohë Shkëndija tashmë renditet vetëm në pozitën e 3-të me 35 pikë të tubuara.

Leave a Reply