Shtesat të kobshme për Liverpullin, Atl.Madridi eliminon kampionët e Europës (VIDEO)

Ashtu edhe siç pritej, ashtu edhe doli. Liverpulli dhe Atletiko Madridi zhvilluan një super ndeshje në “Enfilld Roud” në ndeshjen e kthimit në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian, aty ku u desht të zhvillohen 120 minuta lojë, për të kuptuar emrin e skuadrës çerekfinaliste, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja pas 90-të minutave lojë u mbyll me fitoren minimale 1:0 të Liverpullit, skuadër kjo që dukshëm ishte kundërshtarë më i mirë, mirëpo vetëm intervenimet e Jan Oblak dhe paraqitja e mirë e mbrojtësve të Atletiko Madridit, bënë që gardiani slloven të pranojë vetëm 1 gol, që na rezervoi vazhdimet dy herë nga 15 minuta.

Aty fjalën kryesore kishte Markos Lorente, rezerva e artë e Diego Simeones, i cili me dy gola të njëpasnjëshëm thuajse i vetëm eliminoi kampionët e Europës, ndërsa fare në fund në ndihmë i erdhi edhe Alvaro Morata, që në fund bëri që Atletiko nga “Enfilld Roud” të largohet me fitoren 3:2.


NDIQNI KËTU TË GJITHË 5 GOLAT NGA NDESHJA LIVERPULL-ATL.MADRID 2:3


Fillimi i 15 minutëshit të parë nuk paralajmëroi një gjë të tillë, pasi ishte Liverpulli që shënoi për 2:0 falë brazilianit Firmino në minutën e 94-të.

Ky gol bëri që tifozët e skuadrës vendase të shpërthejnë në festë, mirëpo nuk vonoi shumë dhe festa e tyre ndaloi, pasi Markos Lorente me një goditje të matur nga distanca në minutën e 97-të shënoi golin e parë në rrjetën e Adrian, i cili njëherit ishte edhe fajtori kryesor, pasi paraprakisht gaboi në tentativën e tij për të bashkëpunuar me njërin prej bashkëlojtarëve të tij.

Ky gol si duket ju dha kravë futbollistëve të skuadrës spanjolle, të cilët në minutën e parë shtesë të 15 minutëshit të parë, sërish me anë të Markos Lorente shënuan edhe golin e dytë, ndërkohë në minutën e parë shtesë të 15 minutëshit të dytë, Alvaro Morata shënoi edhe golin e tretë për Atletiko Madridin, skuadër kjo që në këtë mënyrë ju bashkohet skuadrave si Atalanta, Lajpcig dhe Paris Sen Zhermen në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve Europian.

Leave a Reply