Shtyhet edhe finalja e Kupës së Spanjës

Finalja e Kupës së Mbretit është shtyrë. Njoftimi vjen nga Federata Spanjolle e Futbollit, ndërsa një vendim i tillë është marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Takimi final ku do të përballeshin dy skuadrat baske, Real Sociedad dhe Atletik Bilbao ishte planifikuar të zhvillohet me datë 18 prill në stadiumin “La Cartuja”.

Nuk është dhënë ndonjë informatë shtesë, por varet se si do të shkojë frenimi i përhapjes së kësaj epidemie.

Leave a Reply