ZYRTARE, për shkak koronavirusit shtyhet ndeshja Arsenal-Mançester Siti

Ndeshja e javës së 28-të në Premierligë midis Mançester Sitit dhe Arsenalit edhe zyrtarisht është anuluar. Ka qenë klubi i Arsenalit, që ka dalë me një komunikatë ku zbulon edhe arsyen e shtyrjes së kësaj përballje, që pritej të ishte mjaft interesante.

Shkak është bërë Evangelos Marinakis, presidenti i Olympiakos, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Arsenali 13 ditë më parë u përball me gjigantin grek dhe një pjesë e lojtarëve të skuadrës angleze kanë pasur kontakte me të.

Edhe pse thuhet se rreziku është i vogël për lojtarët e tyre, është parë e udhës që kjo ndeshje të mos luhet. Kështu nuk rrezikohet ndonjë lojtar tjetër nëse ndokush e ka marrë Koronavirusin.

Klubi Arsenalit bën me dije se po ndjekin udhëzimet e qeverisë, që rekomandon që kushdo që ka pasur kontakt me dikë që ka marrë virusin, duhet të qëndrojë në shtëpi për 14 ditë.

Kështu, Premierliga e ka parë të arsyeshme që të anulojë ndeshjen midis dy skuadrave gjigande, Mançester Sitit dhe Arsenalit, që duheshe të zhvillohet sonte.

Leave a Reply