Totenhami e ka seriozisht, 20 mln euro për Vedat Muriqin

Skuadra e njohur angleze e Totenhamit nuk heq dorë nga sulmuesi shqiptarë, Vedat Muriqi, i cili aktualisht luan në Turqi me skuadrën e Fenerbahçes. Siç raporton e përditshmja turke “Takvim”, drejtuesit e skuadrës londineze e kanë marrë seriozisht çështjen e transferimit të sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, për shërbimet e të cilit janë të gatshëm të harxhojnë plotë 20 milion euro.

Totenhami interesohej për Muriqin edhe gjatë afatit kalimtarë të janarit, mirëpo atë kohë numri një i Fenerbahçes, Ali Koç as që dëshironte të mendonte për shitjen e futbollistit më të mirë të skuadrës së tij.

Megjithatë Totenhami për të arritur deri tek shërbimet e Muriqit do të duhet të “luftojë” edhe me disa nga skuadrat tjera të Premierligës si dhe me Lacion, skuadër kjo që gjithashtu është e gatshme të harxhojë 20 milion euro për shërbimet e sumuesit shqiptarë.

25-vjeçari Vedat Muriqi këtë stinor në 27 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 15 gola, 13 në kampionat dhe 2 në kuadër të Kupës.

Leave a Reply