Muriqi premton gola për Fenerbahçen

Vedat Muriqi është i vendosur për ta ndihmuar Fenerbahçen që të dalë nga kriza e rezultateve në të cilën ndodhet. Sulmuesi kosovar premton gola për ekipin turk, që nuk po i shkojnë punët mirë në javët e fundit.

Po ashtu, edhe sulmuesi kosovar e ka realizuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e fundit.

Prizrenasi ka folur për ndeshjen e së shtunës ndaj Konyasporit, ku synon të jetë protagonist tek Feneri.

“Ne dështuam të fitonim si ekip. Tash unë dua të kontribuoj tek Fenerbahçe me golat që do t’i shënoj. Konya do të jetë një fillim i ri”, deklaroi 25 vjeçari Vedat Muriqi.

Ish-futbollisti i Rizesporit duket të jetë mjaft ambicioz në ushtrime, duke bërë ekstra ushtrime pas stërvitjeve.

25-vjeçari Vedat Muriqi këtë stinor në 27 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 15 gola, 13 në kampionat dhe 2 në kuadër të Kupës.

Leave a Reply