U infektua me koronavirus, Mikel Arteta me reagim emocionues!

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga skuadra londineze, me ç’rast drejtuesit e kësaj skuadre kanë vendosur që të mbyllin qendrën stërvitore pas kësaj situate të krijuar.

Arteta ka thënë se është shumë zhgënjyese, por që do t’i kthehet punës sa më shpejtë që është e mundur.

“Kjo është me të vërtetë zhgënjyese, por unë e bëra testin pasi u ndjeva keq. Do t’i kthehem punës sa më shpejt që do të më lejohet”, ka thënë Arteta.

Leave a Reply