Italia e fokusuar në mposhtjen e koronavirusit, Milani në transferimin e futbollistit të Selltikut

Përderisa Italia është e fokusuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, skuadra e Milanit është fokusuar në transferimin e futbollistit të Selltikut, Kristofer Ajer.

21 vjeçari me skuadrën e njohur skoceze ka kontratë deri në qershor të vitit 2022, mirëpo me shumë gjasa i njëjti nuk pritet që të qëndrojë edhe shumë kohë te kjo skuadër.

Sipas raportimeve nga media të njohura europiane, Milani shihet si favoriti kryesor për transferimin e futbollistit të talentuar norvegjez.

Kurse që futbollisti po e dëshiron largimin nga klubi aktual e ka konfirmuar edhe agjenti i tij Tore Pedersen.

Leave a Reply