Serie A rifillon më 3 maj?

Përhapja e madhe e koronavirusit në Botë, sidomos në shtetin e Italisë, ka bërë që “Serie A” të suspendohet për afat të pacaktuar.

Me numrin e futbollistëve të prekur nga ky virus në “Serie A” që po rritet, situata po bëhet edhe më alarmante.

Deri më tani shtatë lojtarë janë të konfirmuar nga Sampdoria, tre nga Fiorentina e një nga Juve.

Gjithsesi, “La Repubblica” shkruan se plani për rikthimin më 3 prill mund të shtyhet për një muaj.

Kjo si pasojë e kërkesës së krerëve të stafit mjekësor të “Serie A”.

Seancat stërvitore pritet të fillojnë disa javë para rifillimit të kampionatit.

Leave a Reply