Çmendet Reali, 155 mln euro për yllin e Liverpullit!

Real Madridi është duke përgatitur një ofertë të majme për të bindur drejtuesit e Liverpullit për shitjen e Sadio Mane gjatë verës së këtij viti.

“Mbretërit”  e kanë vendosur Mane, në krye të listës së synimeve në afatin kalimtar të verës, mirëpo duke pasur parasysh kontributin e vetë sulmuesit është vështirë për ta besuar se Jurgen Klop do të hiqte dorë nga shërbimet e senegalezit.

Megjithatë Real Madridi beson se një ofertë e majme prej 155 milionë euro mund t’ua ndërrojë mendjen kampionëve europian, të cilët këtë edicion u eliminuan që në 1/8 e finales, duke u dorëzuar para Atletiko Madridit të Diego Simeone.

Leave a Reply