E bujshme, Tare te Lacio sjellë një nënkampion Bote

Lacio po zhvillon një sezon të shkëlqyeshëm në “Serie A”, teksa është në garë të ngushtë për titullin e kampionit me Juventusin. Nisur nga ky fakt, ata edicionin e ardhshëm do të rikthehen të luajnë pas shumë vitesh në Ligën e Kampionëve, ndërsa Igli Tare që tani ka nisur të kërkojë një mbrojtës me eksperiencë.

“Lalaziosiamonoi.it” raporton se në krye të listës së drejtorit sportiv shqiptar është kroati, Dejan Lovren, i cili me Kroacinë e tij doli nënkampion Bote, teksa edicionin e kaluar me Liverpullin u shpall kampion i Europës, e më pas edhe i Botës në nivel klubesh.

Mbrojtësi kroat ka kontratë me Liverpullin deri në verën e vitit të ardhshëm, teksa klubi anglez nuk pritet t’i ofrojë rinovimin, njëjtë sikurse edhe Xherdan Shaqirit.

Tare është gati të përfitojë nga kjo situatë dhe po përgatit ofertën e duhur për qendërmbrojtësin 30-vjeçar, i cili numëron plot 57 ndeshje të zhvilluara me Kroacinë e tij (ka shënuar 3 gola).

Ndërkohë sa u përket ndeshjeve me Liverpullin, pjesë e së cilës skuadër është që nga vera e vitit 2014-të, Lovren me “Th Reds” ka të zhvilluara plotë 184 ndeshje, ku ka shënuar edhe 8 gola.

Leave a Reply