Edhe një basketbollistë tjetër i NBA-së rezulton pozitiv me koronavirus

Shkon në tre numri i basketbollistëve të NBA të prekur nga Koronavirusi. I fundit që ka rezultuar pozitiv është Kristian Vud, gjiganti anësor i Detroit Pistons, që gjithsesi nuk ka shfaqur simptoma të sëmundjes.

Takimi i tij i fundit i zhvilluar në NBA është përballë Juta Xhaz, skuadra e parë që rezultoi e infektuar.

Fillimisht u zbulua me Koronavirus Rudy Gobert, më pas analizat nxorën vartës të virusit famëkeq edhe Donovan Mitçell.

Leave a Reply