Nëse nuk rifillon kampionati, Barcelona kërkon titullin kampion në La Liga!

Një lajm i bujshëm na vjen nga spanja, konkretisht nga e përditshmja katalunase, “Sport”. Sipas kësaj të fundit drejtuesit e Barcelonës do t’i kërkojnë ligës spanjolle të futbollit që t’ua dorëzojnë atyre titullin e kampionit, në rast se kampionati nuk rifillon më për shkak të situatës së rëndë nga koronavirusi.

Kur kanë mbetur 11 javë nga fundi i kampionatit, Barcelona po mendon për skenarin që ndoshta La Liga nuk fillon më.

Një nga rregullat ku do të mbështetet është fakti që është shpallur kampione dimri dhe ka luajtur me të gjitha skuadrat deri tani. Duhet theksuar se me këtë situatë kjo është gjëja e fundit që merret në konsideratë, edhe pse fillimisht duhet të shprehet federata spanjolle, transmeton SS.

Ekziston një artikull 118 i federatës që thotë se përballë një situate të jashtëzakonshme, kampionati mund të pezullohet përfundimisht në bashkëpunim me autoritetet përkatëse.

“Katalunasit” pas 27 xhirove në La Liga kryesojnë renditjen me 58 pikë, dy më shumë se Reali i Madridit të vendit të dytë.

 

Leave a Reply