Në Itali të sigurtë, Kumbulla nga karantina drejt te Lacio!?

Sido që të jetë fundi i sezonit aktual në “Serie A”, e ardhmja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, është larg klubit të Veronës.

Mbrojtësi ka shkëlqyer duke u kthyer në objektivin e merkatos të skuadrave të ndryshme që kërkojnë shërbimet e tij e bëhet fjalë për ekipe elitare si Interi e Lacio.

Në Itali janë të bindur se pikërisht “lacialët”, ku drejtor sportiv është Igli Tare, janë bërë gati të ulen në tavolinën e bisedimeve me përfaqësuesin e tij për të siguruar firmën e lojtarit.

Takimi ishte caktuar disa ditë më parë, por situata aktuale me koronavirusin bëri që të ndërpritet çdo lloj çështje që ka lidhje me futbollin.

Pas ndeshjes mes Lacios dhe Veronës, palët kishin diskutuar shkurtimisht duke caktuar një tjetër takim ku të flitej me plane dhe shifra konkrete.

Situata ndryshoi nga koronavirusi por ekziston dëshira që të zhvillohet një takim për të folur konkretisht për realizimin e marrëveshjes, mes Tares dhe menaxherit të futbollistit shqiptarë. Kështu, pas fundit të karantinës me Veronën, Kumbulla mund të mësojë të ardhmen e tij, pasi mediat italiane bëjnë të ditur se dëshira e Lacios është që të mbyllë gjithçka me të para fundit të muajit maj.

Leave a Reply