Mesfushori i Herta Berlin pozitiv ndaj Covid-19, ndeshjen e fundit e luajti përballë Verderit të Rashicës

Mesfushori 22-vjeçar i Herta Berlin, Maksimilian Mitelstad ka rezultuar pozitiv me koronavirus nga testet e fundit që ekipi gjerman ka kryer te lojtarët dhe stafi.

Rrezja e përhapjes tashmë merr një tjetër vëmendje pasi 10 ditë më parë kampionati gjerman ka luajtur ndeshjet e fundjavës.

Herta e Berlinit në kuadër të javës së 25-të në Bundesligë luajti ndaj Verder Bremenit të Milot Rashicës, ndërsa pikërisht Mitelstad ishte njëri nga futbollistët kundërshtarë që kishte pasur kontake të vazhdueshme me yllin kosovar.

Pas këtij lajmi pritet që edhe te Verderi të nisin testet e virusit “Covid-19” duke parë edhe shpejtësinë e përhapjes së koronavirusit, që tashmë ka gjetur vend thuajse në çdo shtet të Botës. Bundesliga pas konferencës së UEFA-s ka mbyllur kampionatin deri më 3 prill.

Leave a Reply