Futbollisti tetovar tregon reçetën për të mposhtur koronavirusin! Kopjojeni Kinën

Blerim Xhemaili është një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë, i cili i ka dhënë shumë futbollit europian. Ai aktualisht luan në Kinë te skuadra e Shenzhen, skuadër kjo që drejtohet nga Roberto Donadoni.

Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Bogovina e Tetovës në një prononcim për të përditshmen italiane, “Corriere dello Sport” ka folur rreth situatës në Kinë, shtet ky që ia doli të sfidonte koronavirusin e tmerrshëm.

Për të bërë një gjë të tillë edhe neve në vendin tonë, por edhe gjitha ato shtete të infektuara përfshirë këtu edhe Zvicrën, Xhemaili thotë që të kopjojmë Kinën.

“Kina ishte në gjendje për të mposhtur këtë virus të mallkuar, u treguan shumë të aftë. I izoluan të gjithë në shtëpi, mbyllën shtetin dhe qytetet. Rezultati që arritën tregon se Italia dhe Zvicra ime, por edhe të gjithë shtetet e tjera, duhet të sillen siç u sollën në Kinë”.

Kina përdori represion? “E po, do të ishte mirë të përdorej edhe në Europë. Për të ruajtur një jetë, duhet të jesh në gjendje të bësh sakrifica të mëdha”, – është shprehur Blerim Xhemaili.

Leave a Reply