Dybala dhe e fejuara e tij rezultojnë pozitiv me Koronavirus

Sulmuesi i Juventusit, Paolo Dybala, ka dalë pozitiv me Koronavirus. Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë argjentinasi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter. Përveç Dybalas, pozitiv me koronavirus ka rezultuar edhe partnerja e tij, Oriana Sabatini.

“Përshëndetje të gjithëve, doja t’iu informoja se kemi marrë testet e Koronavirusit dhe si unë, si Oriana, kemi rezultuar pozitivë. Për fat të mirë, jemi të dy në gjendje perfekte. Faleminderit për mesazhet pozitive dhe më të mirat për të gjithë”, kishte hskruar Paolo Dybala.

Leave a Reply