Klop tregon se për cilin lojtar do e shiste egjiptanin Sallah

Trofeu i Ligës së Kampionëve, ai i Kupës së Botës për klube si dhe rruga e sigurtë drejt titullit kampion në Premierligë këtë sezon duket se nuk e kënaq trajnerin e Liverpullit, Jurgen Klop.

Trajneri gjerman shpreh rezerva për futbollistët e tij teksa kërkon nga këta të fundit jo thjesht të luajnë e të qarkullojnë topin, por të jenë vendimtarë në fushë.

Së fundmi tekniku ka befasuar me një deklaratë, që kishte të bëjë me yllin e skuadrës nga “Enfilld Roud”, Mohamed Sallah.

Si duket tekniku gjerman nuk është edhe aq i kënaqur nga peroformanca e egjiptianit, ndonëse Sallah për momentin është njëri prej futbollistëve më të mirë, jo vetëm në Angli, por edhe në Evropë.

Lulëzimi i talenteve të rinj e bën Klop të tërhiqet shumë pas tyre duke menduar edhe për të ardhmen e ekipit e jo thjesht për të tashmen.

I dashuruar pas kampionatit gjerman, Klop vijon të ndjek me shumë kujdes futbollistët e Dortmundit, të cilën skuadër e drejtoi me shumë sukses vite më parë. Pikërisht te kjo skuadër, Klop e pëlqen tej mase anglezin, Xhando Sanço, i cili sipas strategut gjerman, do të ishte futbollisti ideal për të zëvendësuar Mohamed Sallah te Liverpulli.

Trajneri i Liverpullit thotë se në merkaton e verës nuk do ta mendonte dy herë një shkëmbim kokë më kokë mes këtyre dy futbollistëve.

Unë e shikoj Mohamed Sallah çdo javë, dhe numrat e tij janë befasues. Ju po ashtu e shikoni Sallah dhe djali bën gjëra gjeniale, por ai bën gjithashtu thjesht gjëra elementare. Ai madje nuk mund të kalojë një top pesë metra, ai duket se vazhdon të luajë me topin, ku përpiqet t’i tërheqë të gjithë lojtarët nga çdo anë që është ai. Nëse ai po del nga krahu i djathtë mbi të majtën, përpiqet ta luajë atë si një sulmues i vetëm përmes një grumbulli  lojtarësh. Por ai ende bën vetëm  gjërat themelore, është vërtet shumë pak. Megjithatë, numrat e tij janë të frikshëm dhe ai shënon një gol qesharak në Premierligë dhe Ligën e Kakmpionëve. Unë mendoj se nëse do të shesë njeri dhe do të duhej të shesësh një, nuk do të shesja asnjë sikur të isha Jurgen Klop, por nëse dikush do të shkonte dhe do t’i ofroje Sallah për dikë si Xhadon Sanço, unë ndoshta do ta pranoja atë shkëmbim”, – ka thënë Klopp.

 

Leave a Reply