Milani gjen zëvendësuesin e Ibrahimoviç, por jashtë Italisë

Edhe pse ka dështuar totalisht këtë sezon me Real Madridin, sulmuesi serb Luka Joviç vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të njohura europiane të futbollit.

Teksa lojtari madrilen rrezikon të burgoset për shkak se udhëtoi në vendlindje kur shteti serb ka ndaluar të gjitha fluturimet ajrore, Milani ka shfaqur interes për ish-sulmuesin e Ajntrahtit të Frankfurtit.

Joviç shihet si zëvendësuesi ideal i Zllatan Ibrahimoviçit, i cili me shumë gjasa nuk do të rinovojë kontratën me Milanin, kjo pasi shefi i klubit “kuqezi”, Ivan Gazidis kërkon që skuadra të plotësohet me futbollist të rinj në moshë.

Ndërkohë në rast se dështojnë bisedimet me Realin për sulmuesin serb, Luka Joviç, Milani si alternativë rezervë ka edhe sulmuesin polak, Arkadiush Milik të Napolit, drejtuesit e së cilës skuadër në anën tjetër po interesohen për Joviçin dhe mësohet se kanë nisur kontaktek Realin para kohe.

 

Leave a Reply