Ndërroi jetë ish presidenti i Realit të Madridit, kishte simptome koronavirusi

Ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz, është ndarë sot nga jeta në moshën 76 vjeçare. Sanz kishte disa ditë që po qëndronte në një nga spitalet e Madridit, ku kishte shfaqur simptoma koronavirusi.

Sanz ishte president i Real Madridit për 5 vite me rradhë, kur skuadra “mbretërore” arrinte të fitonte edhe dy tituj në Ligën e Kampionëve, edhe atë në vitet 1998 dhe 2000.

Leave a Reply