Fatih Terim rezulton pozitiv në testin e “Covid-19”

Trajneri i njohur turk, Fatih Terim, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë strategu i Galatasarajit në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter, duke shkruar:

“Sipas testeve që bëra sot, kam rezultuar pozitiv me Koronavirus. Jam në duar të sigurta në spital. Mos u shqetësoni. Do të komunikojmë sërish sa më shpejt të jetë e mundur”, – kishte shkruar Terim.

Terim me Galatasarajin e tij po zhvillojnë një sezon relativisht të mirë në Superligën turke, që si gjitha kampionatet tjera europiane, për momentin është ndërprerë, kjo për shkak të Koronavirusit.

Leave a Reply