Ndodh mrekullia, marokeni Nuri zgjohet nga koma pas 2.5 vitesh

Në këto kohë të turbullta kur veshët tanë janë mësuar të dëgjojnë vetëm lajme të trishta, lajme për vdekjes njerëzish për shkak Koronavirusit, një lajm shumë pozitiv na vjen nga Holanda, e që ka të bëjë me futbollistin maroken të Ajaksit,  Abdelhak Nouri.

22-vjeçari gjatë ditës së sotme është zgjuar nga koma pas plotë 2 vite e gjysmë. Ai tashmë do të vazhdojë jetën në karrige me rrota dhe gjithë tifozët e futbollit janë të lumtur për rikthimin e tij në jetë.

Ndryshe ngjarja e trishtë kishte ndodhur me 8 korrik të vitit 2017-të, kur Ajaksi i tij po zhvillonte një miqësore luksi me Verder Bremenin në alpet e Austrisë.

Nouri gjunjëzohet në tokë befas dhe shtrihet në shpinë.

Ai humbet ndjenjat dhe një helikopter e nis në një spital të Insbrukut. Kontrollet zbulojnë një problem në tru dhe më pas vjen lajmi i tmerrshëm: “Nuri nuk mund të zbresë më në fushë”.

Djaloshi del nga koma, njeh familjarët, por pas pak kohësh përfundon sërish në koma, që zgjati plotë 2 vite e gjysmë.

Leave a Reply