Nojer refuzon rinovimin e kontratës me Bajernin e Munihut

Drejtuesit e Bajernit të Munihut po mendojnë rinovimin e kontratave me disa nga futbollistët, tek të cilët mendon për të ardhmen.

Njëri prej tyre është portieri Manuel Nojer, i cili nesër mbush 34 vjet. Bisedimet kanë nisur, por nuk ka një dakordësi.

Ashtu siç raporton “Bild”, problemi qëndron te kohëzgjatja e kontratës.

Nojer kërkon një kontratë afatgjate, pavarësisht moshës së tij.

Palët nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët për këtë pikë të kontratës dhe rinovimi me portierin mund të dështojë.

Nojer është pjesë e Bajernit të Munihut që prej verës së vitit 2011, kur kampionët e Gjermanisë paguan 22 milion euro për të transferuar atë nga rradhët e Shalke 04. Edhe pasuesin e tij e kanë gjetur sërish tek i njëjti klub, pasi me hapjen e merkatos, “bavarezëve” do iu bashkohet Aleksander Nubel.

Leave a Reply