E ardhmja e Nojer në udhëkryq!

Manuel Nojer pa dyshim se është një ndër portierët më të mirë që ndonjëherë kanë qenë pjesë e futbollit europian dhe botëror, megjithatë mosha ka bërë që e ardhmja e gardianit gjerman të jetë në udhëkryq.

Portieri i kombëtares gjermane ka biseduar së fundmi me drejtuesit e Bajernit të Munihut, por palët nuk kanë rënë dakord për kohëzgjatjen e kontratës.

Noher, që sot ka mbushur 34 vjet, kërkon një marrëveshje afatgjate, teksa “bavarezët” janë shumë të kujdesshëm me pagat, sidomos në këtë moment. Gjithsesi portieri ka treg ende, pasi ka treguar se mund të japë akoma shumë në fushën e blertë.

BILD e lidh emrin e tij me skuadrën e Çelzit, aty ku trajneri Frank Lampard po kërkon një portier të ri, pasi nuk është aspak i kënaqur me spanjollin, Kepa Arrizabalaga, për të cilin “blutë” e Londrës Atletik Bilbaos i kishin paguar rreth 80 milionë euro.

Leave a Reply