Koronavirusi bënë që merkatoja e verës të zgjas deri më 31 dhjetor

Koronavirusi ka futur në kaos të gjitha kalendaret që lidhen me botën e sportit.

Kampionate të shumta në futboll, basketboll, gara të Formula 1 e “Moto GP”, dhe shumë sporte të tjera janë afektuar nga përhapja e “Covid19”.

Sipas raportimeve të fundit të përditshmes së njohur franceze, “L’Equipe”, Shtëpia e Futbollit Botëror (FIFA) po konsideron opsionin për të shtyrë merkaton e verës deri më 31 dhjetor.

Kampionatet evropiane janë akoma në pikëpyetje, derisa pauza po vazhdon, deri në triumfin përfundimtarë ndaj “Covid19”.

Dritarja e transferimeve të verës zhvillohet mes korrikut dhe shtatorit, por në disa vende fillon që nga qershori.

Por, në një situatë unike si kjo, merkatoja mund të shtyhet deri në muajin dhjetor, me qëllim që skuadrat më të vogla që nuk po munden të përballojnë krizën financiare për shkak Koronavirusit, të kenë më shumë afat për shitjen e futbollistëve të tyre, që në këtë mënyrë do ua zbuste problemet dhe mundësinë e dhënies së pagave në klubet e tyre.

 

Leave a Reply