Modriç gjithnjë e më larg Real Madridit!

Luka Modriç e sheh vetën gjithnjë e më larg Realit të Madridit. Fituesi i “Topit të Artë” nga viti 2018-të, me “mdarilenët” ka kontratë deri në qershor të vitit 2021, mirëpo te Reali nuk po mendojnë për një kontratë të re, ashtu që ata janë të gatshëm për të hyrë në bisedime me ndonjë skuadër që do të dëshironte shërbimet e mesfushorit kroat.

Këtë sezon Modriç ka pasur probleme me dëmtime, ndërkohë që në shtator bën 35 vjeç. Me Realin që është në dilemë, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, mesfushori do të duhet ta shohë mirë ofertën e Inter Majami dhe të provojë një eksperiencë të re në MLS, te klubi i Dejvid Bekam.

Leave a Reply