Historia interesante e Samuel Eto’o, i cili gati sa nuk e humbi pasurinë shkaku i agjentit

Në fillim të vitit 2011, Samuel Eto’o e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull me financat e tij.

Nëna e tij ishte kthyer të jetonte në Kamerun dhe nuk po merrte të gjitha paratë që ai po i dërgonte asaj, ndërsa një klub nate në vendlindjen e tij që ai zotëronte, nuk i kishte paguar pagat për puntorët për disa muaj.

Këtë rrëfim e zbulon Marca, që është duke botuar një edicion të tillë me histori të pa-treguar ndër vite.

Agjenti i Eto’o ishte njeriu përgjegjës, që duhet t’i kryente këto pagesa.

Pasi ai bëri disa kërkime, doli se një kompani që Eto’o e zotëronte dhe mbante pjesën më të madhe të fitimeve që ai i kishte, e kishte transferuar pasurinë e tij në duart e dikujt tjetër.

Eto’o tani zotëronte vetëm një për qind të kompanisë së përmendur, ndërsa pjesa tjetër ishte në emër të ndërmarrjeve të ndryshme të kontrolluara nga agjenti i tij, Jose Maria Mesalles.

Por si ndodhi kjo?

Sulmuesi kishte besim të plotë te agjenti i tij Mesalles, që kur ishte 22 vjeç.

Eto’o e kishte lejuar menaxherin e tij të merrej me blerje, shitje, të bënte transferime, të menaxhonte pagesat e tij nga Interi. Mesalles kishte të drejt të plotë te paratë e lojtarit.

Eto’o gjithashtu e gjeti veten në borxh, pasi u “kishte dhënë” hua atyre kompanive, normalisht pa dijeninë e tij.

Në atë kohë, sulmuesi po luante te Anzhi Makhachkala në Rusi dhe, pasi u këshillua me miqtë e afërt, ai ia largoi të gjitha fuqitë agjentit Mesalles dhe ngriti padi kundër tij.

Në fund, Eto’o arriti të rimarrë pasurinë e tij të madhe, por në atë kohë, ai ishte në prag të rrënimit financiar.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply