Përmirësohet gjendja e Rushtu Rexhber

Ish portieri i njohur turk, Rushtu Rexhber vijon të jetë nën vëzhgimin e mjekëve, të cilët po e trajtojnë atë intensivisht për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar, për shkak të infektimit me COVID-19.

Së fundmi ka përmirësime të ish-portierit të kombëtares turke, të cilit tashmë po i largohen ethet, ndërsa një gjë të tillë pohoi gruaja e Rushtu, Isil Rexhber.

“Aktualisht Rushtu është nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe trajtimi vazhdon. Ethet e tij janë nën kontroll tani dhe ka zhvillime pozitive. Sëmundja u zhvillua shumë papritur dhe virusi ka shkuar direkt në mushkëri. Mjekët ndërhynë direkt, pasi ai merrte frymë me vështirësi. Ende është nën kujdes intensiv dhe trajtimi vazhdon” – ka thënë Isil Rexhber.

Leave a Reply