Ish futbollisti i FC Shkupit, Rron Broja: Kampionati në Shqipëri më para se ai në Maqedoni dhe Kosovë

Rron Broja po fiton shumë minuta te Partizani këtë sezon, pavarësisht se këta të fundit nuk po kalojnë një periudhë shumë të mirë.

Ish futbollisti i FC Shkupit, arsyen e rezultateve të dobëta e kishte adresuar te lodhja e ekipit, që vitin e kaluar u shpall kampione e Shqipërisë dhe përfaqësojë këtë vend në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë në pyetjen lidhur me kampionatet ku ai ka luajtur, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, Brroja tha se kampionati shqiptarë, është më përpara.

Të tre janë kampionate shumë të forta. Por mendoj se në Shqipëria është më përpara, kjo për shkak të infrastrukturës që është” – u shpreh Broja, i cili beson se ekipi i tij do të rikthehet në binarët e duhur dhe se kjo ndalesë e kampionatit do ju shërbejë për mirë atyre.

“Dëshira është që të kalojë kjo situatë. Shpresoj që me Partizanin të zhvillojmë ndeshje të mira dhe të luajmë në kupat e Europës. Kemi qenë të lodhur shumica e ekipit para virusit. Kur të fillojmë stërvitjen do të kthehet edhe Trashi që ka qenë një mungesë e madhe. Mendoj se kjo ndalesë do të na shërbejë për mirë, që të kthehemi në një formë të mirë dhe të marrim rezultatet pozitive. Do të isha shumë i lumtur të isha pjesë e Kosovës edhe për ndeshjet e tjera.”, ka thënë Broja për “Supersport”.

Leave a Reply