Gati revolucioni te Barcelona, vetëm 3 emra të paprekshëm

Barcelona po mendon të kryejë spastrime të mëdha në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Mediumi prestigjioz sportiv “ESPN” zbulon se Lionel Messi, Mark-Andre Ter Shtegen dhe mesfushori holandez Frenki De Jong janë të vetmit futbollistë që e kanë vendin të garantuar te skuadra “katalunase”.

Po sipas këtij mediumi, drejtuesit nuk do të ndalen në merkato gjatë kësaj periudhë në mënyrë që të përforcojnë skuadrën në të gjitha repartet, edhe pse ndërprerja e futbollit prej koronavirusit do të ndikojë keq në financat e Barcelonës.

Për shkak se nuk kanë arritur në finalen e Ligës së Kampioneve që prej vitit 2015, Barcelona është e gatshme të sakrifikojë financiarisht për të ndërtuar një ekip akoma më konkurrues në Evropë.

Leave a Reply