Super lajm, mësohet data e rifillimit të Premierligës angleze

Premier Liga angleze do ti rikthehet futbollit. Do të jetë data 8 qershor, data që drejtuesit e futbollit anglez po e shohin rikthimin e edicionit 2019/20.

Për shkak të COVID-19, gjithë bota e futbollit është paralizuar, prej më shumë se 1 muaj. UEFA po bën të pamundurën që në bashkëpunim me udhëheqësit e ligave, të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të rinisur sezonin.

Ndërkohë 92 ndeshjet e mbetura në total të Premierligës pritet të luhen në një periudhë pesë-javore, raportojnë mediat angleze.

Leave a Reply