Basketbollistët e NBA-së gati të ju rikthehen stërvitjeve

Basketbollistëve të NBA-së do t’u lejohet rikthimi në stërvitje që nga java e ardhshme, mirëpo ata do të stërviten të ndarë nga njëri-tjetri, duke  e respektuar distancën sociale.

Një burim i afër me “Daily Mail”, ka konfirmuar se një gjë e tillë ka marrë dritën e gjelbër edhe nga autoritetet shëndetësore të vendit.

Grumbullimi në grup nuk do të lejohet dhe klubet janë të detyruara që mos t’i lënë lojtarët të stërviten së bashku.

Oklahmoa u është bashkuar disa vendeve në Amerikë që kanë filluar t’i hapin disa biznese, derisa në muajt në vazhdim do të bëhet hapja totale.

Nga kjo gjë, pritet që edhe aktivitetet sportive në ShBA të rikthehen dhe të përfundohen më shpejtë, në mënyrë që të fillohet me edicionin e ri.

NBA është duke i shikuar disa alternativa që të rikthehen në aksion, mirëpo fillimisht duhet të kompletohet stërvitja e lojtarëve.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply