Dy skuadra nga Premierliga vihen pas “Messit” kosovar!

Super-talenti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, mund të përfundojë në Angli.

Gjiganti mediatik “Daily Star” raporton se Çelzi dhe Vulverhemptoni kanë zgjuar interesim për yllin kosovar, i cili po e kalon këtë vit në formë huazimi tek Bazeli.

Duke pasur parasysh se shumë herë kampionët e Zvicrës nuk dëshirojnë të blejnë kartonin e kosovarit, Zhegrova pas përfundimit të sezonit aktual, pritet të rikthehet në Superligën e Belgjikës, te skuadra e Genk, që njëherit ka edhe kartonin e tij.

Ndërkohë, mediumi britanik shkruan se të dyja klubet e Premierligës i kanë sytë kah përfaqësuesi kosovar, transmeton zëri.info.

Madje, ato i kishin dërguar skautët e tyre për ta përcjellë Zhegrovën, por që vëzhgimi i tij u ndal shkaku i ndërprerjes së futbollit si rezultat i pandemisë koronavirus.

Zhegrova i ka realizuar dy gola dhe i ka dhuruar katër asistime në 27 ndeshje të zhvilluara me Bazelin këtë sezon.

Leave a Reply