Vetëm 15 mln euro e ndajnë Sane nga Bajerni i Munihut

Reprezentuesi gjerman, Leroj Sane sezonin e ri me shumë gjasa do të luaj në Bundesligë te skuadra e Bajernit të Munihut.

Anëtari i Mançester Sitit vazhdon të jetë dëshira primare e “bavarezëve” për merkaton e verës.

Sane lidhej me kalimin te “bavarezët edhe gjatë verës së kaluar, por një lëndim ia pamundësoi atij kalimin në “Alianc Arena”.

Së fundmi raportohet përsëri për negociatat mes palëve, dhe thuhet se puna tashmë qëndron vetëm te çmimi që duhet paguar për kartonin e lojtarit.

Sipas “Bild”, dallimi mes asaj që kërkon Mançester Siti dhe ofron Bajerni i Munihut është 15 milionë euro. Megjithatë, pas situatës së pandemisë “Covid-19”, gjërat mund të ndryshojnë dhe pse jo edhe çmimi i Sane.

Leave a Reply