KF Llapi, skuadra e parë kosovare që do të rifillojë me stërvitje

Skuadra e Llapit që drejtohet nga Tahir Batatina pritet që t’i rinis stërvitjet më datën 5 maj.

Kjo është konfirmuar nga vetë tekniku llapjan në një prononcim që ka dhënë për gazetën “Zëri”.

Batatina ka konfirmuar që plani për t’i rinisur stërvitjet ishte bërë më herët, por për shkak të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë, ata kishin shtyer të njëjtat për këtë datë.

“Me 5 maj do ti nisim stërvitjet”, ka thënë fillimisht trajneri Batatina duke konfirmuar edhe masat që do t’i ndërmarrë në këto stërvitje.

“Unë i kam bërë gjitha përgatitjet që edhe më herët t’i nisim stërvitet, por për shkak të masave lëvizëse nuk kishim mundësi, kështu që me 5 maj startojmë, fillimisht me grupe të ndara nga 5 lojtarë”, – ka thënë Batatina.

Të kujtojmë se më herët Federata e Futbollit të Kosovës ka thënë se varësisht nga kushtet në terren, klubet mund t’i nisin stërvitjet si ekip me 10 maj, derisa planifikon që ndeshjet e para të luhen me 23-24 maj (gjysmëfinalet e Kupës), ndërsa me në fillim të qershorit të nis edhe kampionati.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply