Kompletohet Juventusi, vetëm dy futbollistë jashtë kufijve

Juventus ka rikthyer gati të gjithë futbollistët në qytetin e Torinos, pasi disa prej tyre kishin dalur jashtë kufijve të Italisë për të kaluar karantinën.

Dy janë futbollistët që ende nuk janë kthyer në Itali, Adrien Rabiot dhe Gonzalo Higuain.

Stërvitjet e skuadrës fillojnë këtë javë, në qendrën e ‘Continassa’.

Futbollistët po kryejnë testet e “Covid-19” dhe mund të kthehen në fushat e blerta, gjithmonë duke mbajtur distancën sociale.

Kristiano Ronaldo u rikthye nga Portugalia gjatë së hënës, derisa Blaise Matuidi, Sami Khedira dhe Matijs De Ligt dhe Wojciech Szczesny janë kthyer gjithashtu në Torino gjatë ditëve të fundit.

Leave a Reply