Zaneti bëhet nostalgjik, poston foton e 22 viteve më parë kur me Interin fitonte UEFA Cup

Legjenda e Interit, tashmë zv. President i “zikaltërve”, Havier Zaneti, është bërë nostalgjik. Ish-mbrojtësi argjentinas në profilin e tij në “Instagram” ka shpërndarë në “Instagramin” një foto të paharrueshme, e cila është shkrepur plot 22 vite më parë.

Me datë 8 maj 1998, Zaneti fitoi trofeun e tij të parë me Interin, UEFA Cup.

“22 vite më parë, kur fitova trofeun tim të parë me Interin”, – kishte shkruar  legjenda argjentinase mbi foto.

Zaneti është një ndër figurat më të dashura të futbollit argjentinas, por njëkohësisht edhe i tifozëve të Interit, për të cilën skuadër zhvilloi plotë 860 ndeshje.

Leave a Reply