8 raste të reja me koronavirus te skuadra e njohur turke!

Në Turqi kanë zgjedhur datën 12 qershor për të rifilluar kampionatin, teksa raste të reja me koronavirus janë regjistruar te disa nga skuadrat e ligave të ndryshme

Ditën e djeshme pati raste të reja me koronavirus te skuadra e Erzurumspor BB, që garon në divizionin e dytë, teksa gjatë ditës së sotme “Covid 19” ka goditur rëndë edhe skuadrën e njohur të Beshiktashit.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, plotë 8 të infektuar ka te kjo skuadër, mirëpo ende nuk dihet nëse janë të gjithë futbollistë, apo ka edhe nga stafi teknik.

Beshiktashi pas 26 xhirove të kaluara në Superligën turke renditet në pozitën e 5-të. “Shqiponjat e Zeza” nga Stambolli numërojnë 44 pikë, 9 më pak se dy skuadrat kryesuese, Trabzonspor dhe Bashakshehir, që kanë nga 53 pikë.

Leave a Reply