Ibra doli negativ në testin e “Covid 19”

Sulmuesi suedez i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç është lejuar të thyejë karantinën dhe për t’u rikthyer në banesën e tij pas një jave, pasi i njëjti doli dy herë negativ në testin për “Covid-19”.

Ai e kaloi tërë bllokimin në Suedi, duke u rikthyer në Itali të hënën, ku u dërgua menjëherë në qendrën stërvitore në Milano për të qëndruar në një dhomë karantine.

Sipas “MilanNeës.it”, Ibrahimoviç bëri dy herë testin, dhe që të dy herët u kthye negativ.

Prandaj atij iu lejua të thyejë karantinë përkohësisht për të shkuar në banesën e tij, ku pritet të vazhdojë qëndrimin edhe për shtatë ditë të tjera.

Leave a Reply