Mbrojtësi i Shalkes e shan me gjyshe Halaandin, ja si iu kundërpërgjigjet norvegjezi (VIDEO)

Bundesliga gjermane sot u rikthye në aksion pas plotë 66 ditëve, ndërsa ashtu siç ishte paralajmëruar, ndeshjet u zhvilluan pa praninë e tifozëve.

Megjithatë mungesa e tyre në tribuna nxorri në pah edhe banalitetet e futbollistëve, transmeton “infOSport.mk”.

Në ndeshjet e javës së 26-të, vëmendje morri një bisedë mes Zhan Kler Todibo, mbrojtësit të Shalke 04 dhe sulmuesit të Borusia Dortmundit, Erling Halaand.

Sipas asaj që shkruan “SportBible”, ishte mbrojtësi i Shalke 04 që kishte sharë me gjyshe sulmuesin e Dortmundit, ndërsa një gjë e tillë ishte regjistruar edhe  nga kamerat televizive.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 23-të, teksa përgjigja e Erling Halaand ndaj mbrojtësit të Shalke 04 erdhi vetëm 6 minuta më pas, kur edhe shënoi golin e parë për Dortmundin në fitoren e pastërt 4:0.

Dortmundi në këtë mënyrë vazhdoi me serinë e fitoreve, duke regjistruar edhe të 5-tën me rradhë dhe duke vijuar garën për titull me Bajernin e Munihut.

Leave a Reply