Ministria e Shëndetësisë jep verdiktin final për rinisjen e futbollit në Shqipëri!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socialе të Shqipërisë, ka vendosur t’i ndezë dritën jeshile stërvitjeve kolektive të skuadrave të futbollit në ambiente të hapura, sigurisht duke respektuar me rigorozitet protokollin e sigurisë të miratuar nga Instituti i Shëndetit publik.

Kështu, me datë 18 maj, të gjitha skuadrat e futbollit do të mund të nisin përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit, ndërkohë që do të jenë në pritje të zyrtarizimit edhe të datës së rifillimit të kampionatit.

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me presidentët e klubeve ka parashikuar datën 3 qershor, si opsionin më të mirë për rifillimin e Superligës. Më poshtë edhe urdhëri i Ministres Ogerta Manastirliu, ndërsa tashmë mbtete për t’u zyrtarizuar vetëm data për rifillimin e ndeshjeve, ndërsa nga FSHF u ka dhënë “OK” të gjitha kampionateve, ndërsa ende nuk ka një vendim të shkruajtur për ndeshjet e futbollit tek moshat.

Leave a Reply