UEFA shtyn mbledhjen për Kampionatin Europian

UEFA njoftoi sot se mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv, e planifikuar fillimisht për 27 maj, është shtyrë për në 17 qershor 2020, për shkak të ekzistencës së disa pikave që kanë mbetur të hapura në lidhje me një numër të vogël vendesh të propozuara për riorganizimin e UEFA EURO 2020 vitin e ardhshëm.

Organi drejtues i futbollit evropian javë më parë njoftoi për shtyrjen e Kampionatit Evropian për një vit për shkak të pandemisë “Covid-19”.

Gjithashtu, UEFA është duke menduar edhe sa i përket 55 anëtarëve të saj, ku shumica ende nuk kanë gjetur zgjidhjen ideale për përfundimin e kampionateve përkatëse.

Në këtë mbledhje pritej të merrej vendimi edhe për finalet e Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa, që planifikohen të zhvillohen gjatë muajit gusht.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply