Nesër FFM mban takimin e rradhës me klubet e Ligës së Parë

Federata e futbollit të Maqedonisë edhe sot para përfaqësuesve të shtabit koordinativ të krizave për sigurim të koordinimit të plotë në lidhje me pengimin e futjes dhe përhapjes së koronavirusit Covid-19, prezantoi gjitha kushtet nga protokolli shëndetësor për kthim të ekipeve të futbollit në procesin stërvitor dhe ndeshje kampionale me përgjegjësi të plotë për të qenë maksimalisht të sigurtë për gjithë pjesëmarrësit.

Pikërisht kjo do të jetë një prej temave kryesore në mbledhjen e nesërme në “Shtëpinë e futbollit” me përfaqësuesit e ekipeve të Ligës së Parë në drejtim të angazhimit të përbashkët për kthim në terrenet e futbollit.

Shtabi koordinativ i krizës për mbrojtje shëndetësore para disa ditëve kërkoi nga FFM të përgatiste protokol shëndetësor, ndërsa federata tashmë ka dorëzuar protokolin e kërkuar deri te institucionet kompetente dhe deri te klubet, ndërsa i njejti nesër (22 maj) nga ora 12:30 do të prezantohet në mënyrë të detajuar nga ana e epidemiologut dr. Zharko Karaxhoski nga Instituti për shëndet publik.

FFM bashkë me klubet duhet të sjellin qëndrim përfundimtar në lidhje me sezonin garues 2019/2020 në Ligën e Parë, ndërsa një prej kushteve kryesore është që të përgatiten dhe udhëzohen klubet në ritmin e nevojshëm stërvitor dhe për ndeshje me masa të sakta dhe të vërtetuara për mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve dhe gjithë punëtorëve tjerë të futbollit.

Leave a Reply